SHBA Shqiperia vazhdon perpjekjet kunder financimit te terrorizmit
Ne nje raport per terrorizmin te publikuar nga Departamenti amerikan i Shtetit thuhet se gjate vitit 2010 qeveria e Shqiperise ka punuar per ndryshimet ne nenet per terrorizmin ne Kodin Penal si dhe ka mbajtur te ngrira asetet e personave qe jane ne listen e Keshillit te Sigurimit per financuesit e terrorizmit.
Shqiperia thuhet ne raport ka miratuar gjithashtu nje ligj per konfiskimin e pasurive te blera nepermjet veprimtarise kriminale. Nderkaq policia kufitare ka permiresuar vazhdimisht sigurine ne pikat e kalimit kufitar.
Raporti permend rastin e imamit Artan Kristo i cili me 10 dhjetor u shpall fajtor nga nje gjykate ne Durres dhe u denua me pese vjet burg per nxitje dhe propagandim publik te akteve terroriste ne internet.
Shqiperia thuhet gjithashtu ne raport ka vazhduar perpjekjet kunder pastrimit te parave dhe financimit te terrorizmit duke propozuar ndryshime ne ligjet perkatese.