E Diel, 1 Nëntor 2026

Fusin në bagazh për pengmarrje 17-vjeçarin, dy në pranga

Policia bëri të ditur se rreth orës 11.50  ka telefonuar një qytetar i cili ka informuar se në fshatin Feraj, dy persona pasi kanë keqtrajtuar një shtetas e kanë futur atë në bagazhin e një automjetit tip Benz 250, ngjyre e bardhë, dhe po lëviz në drejtimin e Kafes së Rremës.

Menjëherë nga shërbimet policore u bllokuan hyrje-daljet e kësaj zone. Pas vëzhgimit së menjëhershëm të zonës, rreth orës 12.05 u bë e mundur kapja e mjetit të dhënë në kërkim policor, ku në bagazhin e të cilit u gjend i dëmtuari, shtetasi A. Hoxha, 17-vjeç.

Gjithashtu, në momentin e ndalimit të mjetit, u bë e mundur edhe kapja në flagrance e autorëve, ngjarjes, Arben Doka, 43-vjeç, banues në Tiranë dhe Islam Bajrami, 23-vjeç, banues në Tiranë. Strukturat e Hetimit dhe Parandalimit të Krimeve, te Policisë së Tiranës po punojnë për dokumentimin e plotë dhe ligjor të kësaj ngjarje./Start/

                                                                                             2011-02-02 15:52
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›