Gërdeci, arrest shtëpie për Minxollin, i përfunduan afatet e paraburgimit
TIRANË- Dritan Minxolli, ish drejtori i fabrikes së Gërdecit do të qëndrojë në arrest shtëpie. Vendimi për zbutjen e masës së sigurisë për Minxollin, u mor sot rreth orës 15:00 nga Gjykata e Lartë.
Sipas Kolegjit Penal të kryesuar nga relator Andi Celiku, masa e sigurisë e ka humbur efektin e saj për shkak të përfundimit të afateve, për këtë arsye është vendsur që Minxolli të lërë qelitë dhe të dërgohet në arrest shtëpie.
Gjykata e Lartë pritet të shqyrtojë brenda pak ditësh edhe afatet për biznesmentin Mihal Delijorgji e Ylli Pinarin ish-kreu i MEICO-s, të dy të akuzuar si përgjegjës për tragjedinë e Gërdecit që mori jetën e 26 qytetarëve të pafajshëm.
Edhe për ta kanë përfunduar afatet e paraburgimit, ndërsa në seancat e mëparshme avokatët e tyre kanë kërkuar me ngulm lirimin, pas përfundimit të afateve të paraburgimit. Nuk dihet se cfarë mase do të japë për ta Gjykata e Lartë.
Gjyqi për Gërdecin është një ndër gjyqet më të mëdha në historinë e drejtësisë shqiptare. Në fabrikën e demontimit, e cila shpërtheu më 15 mars 2008, humbën jetën 26 persona dhe u plagosën 300 të tjerë. Prokuroria, për tragjedinë e rëndë ka vënë nën akuzë 29 persona, mes tyre Mihal Delijorgjin, administrator i "Albademil", Ylli Pinarin, ish-kreu i MEICO-s, si dhe ish-krerët më të lartë të ushtrisë shqiptare.
(m.a/BalkanWeb)