“Sport Five”, 1 milionë euro për të drejtat televizive

Prej shumë vitesh një skuadër shqiptare nuk përballej në arenën ndërkombëtare me një ekip nga vend me futboll të nivelit të lartë. Napoli është një mundësi e mirë për të përfituar edhe financiarisht nga shitja e të drejtës televizive.
Burime të sigurta nga kampi shkodran, pohuan se kompania "Sport Five", që ka menaxhuar edhe të drejtat televizive të Kombëtares sonë në eliminatoret e Euro 2008 nisi formalisht kontaktet me Vllazninë për prodhimin e shtijen e sinjalit televiziv rrjete televizive italiane.
Sipas zyrtarit të lartë të Vllaznisë, "Sport Five" mund t'i ofrojë kuqebluve një shumë të përafërt me 1 milionë euro. Napoli është një nga skuadrat më të dashura të Italisë së Jugut, por kompania "Sport Five", synon të përfitojë edhe nga prania e madhe e emigrantëve shqiptarë në vendin fqinjë.