Seferi, talenti qe mahniti Livornon

Klaus Seferi, një talent shqiptar që po rritet në Itali, është duke lënë mbresa te ekspertët italinë të futbollit me paraqitjet e shkëlqyera të tij. 18-vjecari Seferi është pronë e ekipit të Peruxhias, por kohët e fundit është duke u provuar në një ekip të serisë B.
Së fundi, Seferi ka luajtur kundër ekipit të Livornos në një takim miqësor ku ka spikatur për 90 minuta dhe ka qenë një nga më të mirët në fushën e lojës. Seferi në rolin e sulmuesit ka pasur një duel tepër të fortë ndaj lojtarit të njohur italian të Livronos, Filipinin.
I kontaktuar nga "Ora sport", vetë 18-vjecari Seferi është shprehur se aktualisht ai po provohet te skuudra e Serisë C italiane, Mezokorona, por pas paraqitjes së mirë ndaj Livornos ai ka rënë në syrin e disa menaxhereve dhe se ka pasur kontakte kohët e fundit edhe nga dy skuadra të Serisë B, Ankona si dhe ekipi i njohur i Ternanës.
Sulmuesi Kluas Seferi është një tjetër talent shqiptar, që tashmë duket se po ingranohet mjaft mirë në futbollin fqinjë dhe është rritur në ekipit e moshave të Romës dhe aktuaslisht te Peruxhia, por për sezonin e ri Seferi me shumë mundësi do të jetë në një ekip të konsoliduar ne Serisë B ose ne Seria C italiane. Mezakorono, skuadra e Serisë C ka blerë gjysmën e kartonit, ndërsa pjesa e tjetër i qëndron Peruxhias