E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Le Monde”: “Shorti mëshirëplotë për Napolin”

Klubet e mëdha (angleze, gjermane, italiane e spanjolle) patën një short mëshirëplotë për turin e dytë eliminator të Kupës UEFA (14-28 gusht), shkruan "Le Monde" në versionin e saj në internet. Gazeta franceze përmend si një të tillë edhe fatin e Napolit me Vllazninë, ashtu si atë të Mancester Sitit me danezët e Midtjylland, apo të Aston Vilës me islandezët e Hafnarfjordur. Shtutgardi do të përballet me hungarezët e Giori Eto, ndërkohë që detyrën më të vështirë e ka Deportivo La Korunja përballë kroatëve të Hajdukut të Splitit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›