E Shtunë, 31 Tetor 2026

Futboll, episode dhune gjatë ndeshjes Elbasani-Besëlidhja

ELBASAN - Episode dhune në stadiumin “Ruzhdi Bizhuta” të Elbasanit gjatë ndeshjes mes Elbasanit dhe Besëlidhjes. Deri në minutën e 80-të, gjithçka po shkonte qetësisht kur një shpullë e Peqinit ndaj Galicës do të sillte degjenerimin në dhune të ndeshjes për disa minuta. Pas përleshjes në fushë, dalin jashtë edhe zv/trajneri i Elbasanit, Muharrem Dosti, si edhe mbrojtësi Jaupi, të dy nga pankina.

Gjendja normalizohet pas disa minutash ku ka rinisur dhe loja. Përfundon gjithçka në shifrat e bardha dhe sigurisht më të humburit janë vendasit, të cilat nuk ruajnë dot hapin e rivalëve. Përsa i përket lojës, ishin elbasanasit ata që dominuan dhe vërtet kësaj here nuk deshte goli, por as portieri Xhika që topi të hynte në rrjetë.

(er.nu/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›