E Diel, 1 Nëntor 2026

Thaçi: Ata që kritikojnë fusnotën kanë lajthitur

PRISHTINE – Kryeministri kosovar Hashim Thaçi zhvilloi një vizitë në Kaçanik, në përpjekje për të bindur anëtarët dhe simpatizantët e PDK-së, se marrëveshja e përfaqësimit të Kosovës me fusnotë në forumet rajonale është vendimi më drejtë i mundshëm për shtetin e Kosovës

"Unë nuk mund të them se është zgjidhja më e përkryer, por është zgjidhja më e balancuar për momentin", - tha lideri i PDK-së para simpatizantëve të partisë së tij.

Kryeministri Thaçi theksoi se Kosova nuk ka pranuar asgjë me marrëveshjen për përfaqësimin rajonal. "Ne nuk kemi pranuar asgjë. Rezoluta e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së është mbetje e së kaluarës, por Serbia e ka pranuar opinionin e GJND-së dhe Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës", tha ai.

Sipas Thaçit, ata që e kritikojnë marrëveshjen e arritur për përfaqësimin rajonal të Kosovës janë në lajthitje.
Kryeministri nënvizoi se të gjitha marrëveshjet e arritura me Serbinë janë respektuar modelet dhe standardet evropiane, sikundër edhe Deklarata e Pavarësisë së Kosovës, Kushtetuta dhe ligjet e vendit.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›