Futboll qeverie
Përfundoi edhe ndeshja finale e Kupës së Republikës e zhvilluar mes dy skuadrave të pushtetit. Skënderbeu i saposhpallur kamion kombëtar u mund nga Tirana e bashkisë së Tiranës me rezultatin 1-0. Në fakt gazeta TemA e kishte paralajmëruar këtë katrahurë të futbollit vendas qysh në datën 30 mars. Ja çfarë shkruan gazetari Bledi Mane para gati 2 muajsh:
“Në fakt nuk është ekstravagancë. Megjithëse futbolli i kthyer në biznes mbetet sporti më argëtues dhe drithërues në botë, në Shqipëri politizohet dhe deformohet nga politika jonë pa lidhje me futbollin. Tirana këtë vit prezantohet me një ekip të fortë e pretendent, e cila me një trajner kalibri si ish futbollisti i Barcelonës Sanchez, përsëri është programuar të mos shpallet kampione. Kalkulimet e federatës me qeverinë dhe biznesin shpallin Skënderbeun kampion dhe Tiranën fituese të Kupës së Republikës. Mirë dhe kaq. Fatmirësisht kryebashkiak Tirana ka Lulin e doktorit se përndryshe do e shikonit ekipin e Sanchezit ku do të përfundonte Pyesni Shpëtim Gjikën e Vlorës se ka goxha eksperienca me kampionate të tilla.”