Reforma para Presidentit, nuk ka kohë për numërim elektronik
Lezhë- Ambasadori i OSBE- së në Tiranë, Eugen Wollfarth ka bërë sërish apel që reforma zgjedhore të mbyllet para zgjedhjes së Presidentit dhe ka sqaruar deklaratën mbi përdorimin e teknologjisë në qendrat e votimit.
Gjatë një takimi me kryetarin e Komunës së Shëngjinit ai ka përgëzuar frymën e bashkëpunimit mes palëve dhe kërkuar që të bashkëpunohet për përfundimin e reformës brenda afateve.
Në lidhje me numërimin elektronik të votave dhe verifikimin e të dhënave ai është shprehur se nuk mjafton koha për trajnimin e personave dhe instalimin e teknologjisë.
Ashtu si gjithmonë diplomat ii OSBE- së ka kërkuar që presidenti të jetë konsensual dhe jo i një krahu partiak.