E Shtunë, 31 Tetor 2026

Futbolli anglez ne kolaps

Nga protagonistë në Europë, në rënie të lirë.

Nga liga me ekipin kampion të kontinentit, në një vend që nuk përfaqësohet në çerekfinalet e këtij edicioni.

Bëhet fjalë për Anglinë.

Vendi ku futbolli është shpikur është në krizë të plotë, të paktën me përfaqësimin në Champions League.

Alarmi erdhi pas eliminimit të Arsenalit nga Bayern Munich.

“Topçinjtë” ishin të fundit që i dhanë lamtumirën turneut, pas Manchester City, Chelsea-s dhe Manchester United.

Për të gjetur një periudhë kur Anglia nuk përfaqësohej në aktivitetin më prestigjioz për klube duhet të kthehesh 17 vite mbrapa.

Kolapsi konfirmohet edhe nga fakti që në 7 nga 8 edicionet e fundit, një skuadër angleze ka arritur të luajë në finalen e madhe.

Dështimi i futbollit britanik në Champions merr përmasa edhe më të mëdha duke i shtuar eliminimin e skocezëve të Celtic nga Juventusi me rezultatin e përgjithshëm 5-0.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›