E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqiperia ngjitet 7 vende ne FIFA

Shqipëria është një skuadër më e mirë kur nuk luan.

Kjo të paktën sipas renditjes së FIFA-s. Për muajin mars, kuqezinjtë kanë ngjitur shtatë shkallë në klasifikimin botëror.

Skuadra e De Biasit ndodhet në vendin e 64-rt, edhe pse nuk luajti asnjë ndeshje.

Statistikat konfirmojnë se në përllogaritjen e koeficientëve të FIFA-s, në muajt e fundit Kombëtarja ka rritje vetëm kur është pushim.

Kjo ka ndodhur në muajt gusht me një vend, nëntor me 17 vende dhe dhjetor 2012 me 4 vende.
Gjatë kësaj periudhe, Shqipëria ka luajtur vetëm një takim, miqësoren e barazuar 0-0 me Kamerunin.

Në tetor të vitit të kaluar dhe në janar skuadra ka qenë stabël në renditjen e FIFA-s. Ndeshje janë luajtur vetëm në totor, ku skuadra humbi 2-1 me Islandën dhe më pas fitoi 1-0 me Slloveninë.

Rëniet janë regjistruar në shtator 2012 dhe në shkurt të këtij viti, përkatësisht me 10 dhe 8 vende. Në këto muaj, Shqipëria ka fituar me Qipron dhe është mposhtur nga Zvicra në kualifikuese dhe Gjeorgjia në miqësore.

Përsa i takon renditjes së FIFA-s, Spanja vazhdon kryesimin, e ndjekur nga Gjermania dhe Argjentina. Brazili vazhdon të zhgënjejë me pozicionimin në vendin e 18-të.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›