Papa nje tifoz i flakte futbolli
Një njeri që pëlqen jetën e thjeshtë, por edhe një tifoz i flaktë futbolli.
Ky është Papa i Ri, Francesco I.
Ndryshe nga paraardhësit e tij, Jorge Mario Bergoglio e dashuron futbollin.
Skuadra e tij e zemrës është San Lorenzo, me seli në Buenos Aires.
Shënjtëria e tij i ka shprehur hapur preferencat sportive pesë vjet më parë, gjatë një takimi me drejtuesit e klubit Almagro.
Në 2011-ën, kur San Lorenzo ishte në prag të falimentimit dhe rrezikonte rënien nga kategoria, Bergoglio mbajti një meshë në nder të Lorenzo Massa-s, ish-peshkopit që kontribuoi në themelimin e klubit.
Tashmë kanë nisur të qarkullojnë fotot e kardinalit të dikurshëm me fanellën kuqeblu të klubit argjentinas.
Madje, nuk mungon as karta e anëtarësisë në skuadër.
Në rininë e tij, Papa Francesco I ka praktikuar sportin e basketbollit, ndërsa për të përballuar shpenzimet gjatë studimeve ka punuar edhe si body-guard.
Një batutë për kreun e Kishës Katolike e ka bërë edhe Diego Armando maradona. “Zoti i futbollit është argjentinas. Tani edhe Papa është argjentinas”, tha “Pibe De Oro”.