Futbolli i Kosovës, rruga e mundimshme drejt njohjes

Nga Dritan Ikonomi
(Shkrim i Botuar ne dhjetor 2005)
Futbolli i Kosovës dhe Federata e Futbollit e Kosovës është në prag të një ngjarjeje të madhe, që në ditët e para të vitit të ardhshëm. Pas shumë kërkesave, në janar 2006, një delegacion i FFK-së do të takohet me presidentin e FIFA-s, Zep Blater, për të diskutuar lidhur me anëtarësimin e mundshëm të Kosovës në organizmin drejtues të futbollit botëror. Njoftimi për takimin ka mbërritur në zyrat e Federatës së Kosovës më datën 16 dhjetor, ku njoftohet se presidenti Blater do të presë delegacionin kosovar, madje duke vënë në dispozicion edhe tri data të mundshme takimesh. Sipas komunikatës nga FIFA, delegacioni i FFK-së mund të takohet me Blaterin më 10-11 janar, 16 janar, ose më 23-24 janar, në Zyrih të Zvicrës, ku është edhe selia e FIFA-s. Pasi ka marrë njoftimin nga FIFA, FFK do të mblidhet menjëherë për të zgjedhur delegacionin që do të marrë pjesë në takimin e rëndësisë së jashtëzakonshme. Integrim nëpërmjet futbollit Pothuajse shtatë vjet pas largimit të trupave dhe administratës serbe, në pranverën 1999, si pasojë e ndërhyrjes së trupave të NATO-s, Kosova gëzon një status të vecantë, por nuk është një shtet i pavarur. Zyrtarisht, vendi i qeverisuar nga misioni i Kombeve të Bashkuara, është pjesë e unionit Serbi e Mali i Zi. Muajt e fundit, janë intensifikuar së tepërmi përpjekjet e politikanëve kosovarë për të shpallur Kosovën një shtet të pavarur, cka është kundërshtuar natyrshëm nga Beogradi, i cili ka shpallur se nuk do të lejojë kurrë krijimin e një shteti tjetër shqiptar në Ballkan. Në kuadrin e përpjekjeve të kosovarëve për vetëvendosje hyjnë edhe përpjekjet e Federatës Kosovare dhe presidentit të përkohshëm të saj, Fadil Vokrri, për të siguruar pavarësinë e futbollit. Madje pavarësia e futbollit mund t'i paraprijë pavarësisë shtetërore, pasi rregullorja e FIFA-s parashikon anëtarësimin e federatave të cilat nuk iu përkasin shteteve të pavarur. Prej kohësh Federata Kosovare e Pingpongut është anëtare e organizmave ndërkombëtare dhe Kosova përfaqësohet si shtet më vete në veprimtaritë ndërkombëtare, por ai që vërtet do të mundësonte integrimin ndërkombëtar të Kosovës është futbolli, i pakrahasueshëm për statusin që gëzon kudo në botë. Teorikisht, anëtarësimi i mundur Teorikisht dhe praktikisht, FIFA lejon anëtarësimin e Federatave të vendeve që nuk janë të pavarur, cka e tregon edhe numri i anëtarëve, që është më i madh se ai i OKB-së. Në kapitullin "Pranimi" në Statutin e FIFA-s, thuhet se cdo Federatë që është përgjegjëse për organizimin dhe mbikqyrjen e futbollit në vendin e saj, ka të drejtë të aplikojë për anëtarësim në FIFA. Me fjalën "vendi" FIFA i referohet një shteti të pavarur, të njohur nga komuniteti ndërkombëtar. Gjithashtu, edhe në Statutin e UEFA-s, anëtarësimi është i mundur për cdo federatë që organizon e mbikqyr futbollin në një vend të pavarur evropian, të njohur nga OKB. Kosova nuk është shtet i pavarur, por Statusi i FIFA-s parashikon edhe anëtarësimin e federatave të vendeve jo të pavarur, me autorizimin e federatës së vendit nga i cili varet rajoni. Duke qenë një vend i qeverisur nga OKB, Kosova është një vend i njohur prej saj, edhe pse ende jo anëtar. Gjithashtu, anëtarë të FIFA-s janë prej vitesh Hong Kongu e Taivani, të cilët nuk janë shtete të pavarur dhe anëtarë të OKB-së, por gëzojnë njohje ndërkombëtare, edhe pse shpesh ishulli taivanez është bërë një mollë sherri midis Republikës Popullore të Kinës dhe SHBA. FIFA është aq e kujdesshme politikisht sa Taivanin e njeh zyrtarisht si Taipei Kinez, emër me të cilin ai figuron në aktivitetet ndërkombëtare. UEFA, stacioni i ndërmjetëm Delegacioni kosovar do të takohet vërtet me presidentin e FIFA-s në janar, por anëtarësimi në familjen botërore varet fillimisht nga familja evropiane. Thënë më shkoqur, që të bëhet anëtare e FIFA-s, Kosova duhet të jetë më parë anëtare e UEFA-s, edhe pse këto të dyja e bashkërendojnë më së miri punën e tyre, dhe një miratim në parim i Blaterit do të ndikonte pa dyshim te UEFA. FIFA mund ta pranojë një federatës vetëm pasi kjo të kenë qenë për dy vjet anëtare e përkohëshme e konfederatës së kontinentit, në rastin konkret UEFA. Konfederata evropiane duhet të raportojë në FIFA lidhur me ecurinë e anëtares së re dhe vetëm atëherë Kongresi i FIFA-s mund të shqyrtojë aplikimin për anëtarësi, të cilin mund ta pranojë ose refuzojë, në varësi të përmbushjes së kritereve. Anëtarësimi i përkohshëm në UEFA bëhet nga kongresi i saj, ndërkohë që për anëtarësinë e plotë duhet pritur kongresi tjetër. Anëtarët e përkohshëm nuk diskriminohen, duke gëzuar të njëjtat të drejta si anëtarët e plotë. Natyrisht, kriteret mund të jenë të shumtë për t'u pranuar në UEFA, por për Federatën Kosovare ato që përbëjnë pengesë janë vetëm faktorët politikë e jo ata teknikë, të cilët mund të përmbushen, edhe me ndihmën e vetë organizmit evropian, i cili ka qenë përherë i gatshëm të ndihmojë federatat e vogla dhe në nevojë. FIFA, organizmi gjigand Fédération Internationale de Football Association, kudo në botë e njohur me shkurtimin aq të famshëm FIFA, është organizmi drejtues i futbollit botëror. Drejtuesit e saj pëlqejnë ta quajnë "familja e futbollit", nisur nga parimet që ka futbolli si lojë që synon të bashkojë njerëzit kudo të botë. FIFA, ky organizëm gjigand është njëkohësisht edhe krenar për numrin e pjesëtarëve të familjes. Me 207 anëtarët e saj, FIFA është organizmi më i madh ndërkombëtar në globin tokësor, duke ia kaluar edhe Organizatës së Kombeve të Bashkuara, e cila numëron 191 anëtarë. Është pikërisht kjo arsyeja që, me një krenari të shpallur, FIFA e quan veten "OKB-ja e futbollit botëror". Më 12 shtator të këtij viti, familja e FIFA-s u shtua me anëtarin e 206-të dhe 207-të të saj, përkatësisht Timori Lindor dhe Komoros, pranuar nga Kongresin e 55-të, zhvilluar në Paris të Francës. Shqipëria është anëtare e FIFA-s që më 1932, vetëm dy vjet pas themelimit të Federatës Shqiptare të Futbollit. Pranimi në Kombet e Bashkuara Anëtarësimi në Kombet e Bashkuara është i hapur për të gjitha vendet paqedashëse, të cilët pranojnë detyrimet e Kartës dhe, sipas gjykimit të Organizatës, kanë vullnetin dhe aftësinë t'i përmbushin këto detyrime. Pranimi i cdo vendi të tillë në anëtarësinë e Kombeve të Bashkuara do të kryhet me vendim të Asamblesë së Përgjithëshme, me rekomandim të Këshillit të Sigurimit.(Karta e OKB, Artikulli 4, Kapitulli 2) Statuti FIFA : Anëtarësimi 1 Cdo Federatë, e cila është përgjegjëse për organizimin dhe mbikqyrjen e futbollit në vendin e saj, mund të bëhet Anëtare e FIFA-s. Në këtë kontekst, shprehja "vendi" i referohet një shteti të pavarur, të njohur nga komuniteti ndërkombëtar. Me përjashtim të dispozitave të parashikuara në paragrafin 5 dhe paragrafin 6 më poshtë, vetëm një Federatë mund të njihet për secilin vend. 2 Anëtarësi jepet vetëm në qoftë se një Federatë ka qenë anëtare e përkohëshme e një Konfederate për e pakta dy vjet. 5 Secila nga katër Federatat Britanike është e njohur si Anëtare më vete e FIFA-s. 6 Federata e një rajoni i cili nuk e ka fituar ende pavarësinë, mund të aplikojë për anëtarësim në FIFA, me autorizimin e Federatës së vendit nga i cili varet rajoni Aplikimi për anëtarësim 1 FIFA verifikon që cdo aplikim për anëtarësim është i plotë dhe ia dërgon konfederatës përkatëse. 2 Konfederata që i ka dhënë anëtarësim të përkohshëm një Federate e cila kërkon anëtarësim në FIFA në përputhje me Statutin, do të vëshgojë mënyrën e organizimit të Federatës aplikante për një periudhë e pakta dyvjecare. 3 Konfederata përpilon një raport përfundimtar të detajuar për FIFA-n, ku përshkruan mënyrën e organizimit të Federatës aplikante. Rastet analoge Hong Kongu I pushtuar nga Britania e Madhe më 1841, Hong Kongu u dorëzua formalisht nga Kina një vit më pas. Sipërfaqe të tjera toke iu shtuan kolonisë gjatë shekullit të 19-të. Në bazë të një marrëveshjeje nënshkruar nga Kina dhe Britania e Madhe më 19 dhjetor 1984, Hong Kongu u bë Rajoni Special Administrativ Hong Kong i Kinës, më 1 korrik 1997. Sipas marrëveshjes, Kina premton që nën formulën e saj "një vend, dy sisteme", sistemi socialist i ekonomisë kineze nuk do të imponohet në Hong Kong dhe ai do të gëzojë një nivel të lartë autonomie në 50 vjetët e ardhshëm, me përjashtim të cështjeve që i përkasin politikës së jashtme dhe mbrojtjes. Hong Kongu nuk është anëtar i OKB-së, por është anëtar i FIFA-s, që më 1954. Aktualisht mban vendin 117 në renditjen e kombëtareve, publikuar nga FIFA. Taivani Pas fitores së Partisë Komuniste në Kinë, më 1949, dy milionë nacionalistë u larguan drejt Taivanit dhe themeluan qeverinë e tyre. Gjatë pesë dekadave që pasuan, autoritetet demokratizaun gradualisht vendin. Në vitin 2000, Taivani iu nënshtrua kalimit të parë paqësor të pushtetit nga nacionalistët në duart e Partisë Demogratike Progresiste. Gjatë gjithë kësaj periudhe, ishulli ka njohur progres dhe është një nga dragonjtë e ekonomisë së Azisë Lindore. Problemi dominues në politikë mbeten marrëdhëniet me Kinën, vecanërisht cështja e një bashkimi të mundshëm. Ashtu si Hong Kongu, Taivani nuk është anëtar i OKB-së, por është anëtar i FIFA-s, që më 1954. Aktualisht mban vendin 156 në renditjen e kombëtareve, publikuar nga FIFA