E Diel, 1 Nëntor 2026

Kastrati-Kapllani, nesër dueli i sulmuesve kuqezinj

Ditën e premte në Bundesligën 2 në javën e pestë do të vendosen përballë njëri-tjetrit dy sulmuesit e Kombëtëres shqiptare: Bekim Kastrati i Eintraht Braunshvajg dhe Edmond Kapllani i Karlsruhes. Të dy lojtarët e Baric kanë statistika krejtësisht të ndryshme në kampionatin e dytë më të rendëshishëm në Gjermani. Bekim Kastrati në katër ndeshje (405 minuta lojë) nuk ka mundur të shënojë asnjë gol, ndërsa durrsaku Kapllani në 419 minuta lojë (5 ndeshje, kampionat+kupë) ka arritur të shënojë 3 gola. Kapllani është shënuesi i dytë më i mirë i Karlsruhes. Edhe pozicionet e dy ekipeve janë diametralisht të kundërta: Karlsruhe e Kapllanit kryeson Bundesligën 2 me 10 pikë, ndërsa Braunshvajg në katër takime nuk ka mundur të shijojë fitoren dhe ndodhet në vendin e 16-të nga 18 ekipet e Bundesliga 2 me vetëm 2 pikë.
Sulmuesit shqiptarë kanë marrë vlerësime krejt të ndryshme: Kapllani ka një vlerësim mesatar nga "kicker" me notën: 3.83 (më e mira 2), ndërsa Kastrati ëshët vlerësuar me notën 4.75 (nota më e mirë 4).
Franc Hoxha

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›