Holandë-Shqipëri, bilbila izraelitë

Ndeshja e tretë zyrtare e ekipit kombëtar për eleminatoret e EURO 2008 Holandë-Shqipëri, që do të zhvillohet më 11 tetor 2006 në "Amsterdam Arena" do të drejtohet nga një "skuadër" gjyqtarësh izraelitë me kryesor Alon Yefet. Ndihëmsa të tij do të jënë Shmuel Shteif dhe Dani Krasikoë. Gjytari i katërt do të jetë po izraelit: Meir Lëvi.
Në ndeshjen e parë zyrtare Bjellorusi-Shqipëri (2-2) gjyqtarët ishin nga Finlanda (kryesor Tony Asomaa) dhe në takimin Shqipëri-Rumani (0-2) gjyqtarët erdhën nga Portugalia (kryesor Olegario Benquerenca).
Shqipëria në dy ndeshjet e para ka grumbuluar vetëm një pikë (një barazim dhe nëj humbje) ndërsa Holanda kryeson grupin G me pikë të plota (6) pas fitoreve me Luksmburgun (1-0) dhe Bjellorusinë (3-0)