E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përleshje të reja në Turqi

Militantët kurdë kanë sulmuar gjatë natës postet ushtarake në juglindje të Turqisë, duke vrarë tre ushtarë turq.

Agjencia turke e lajmeve Anatolia njofton se gjatë përleshjeve kanë mbetur të vrarë edhe tre kryengritës kurdë.

Të armatosur me mortaja dhe pushkë, pjesëtarët e Partisë së Punës së Kurdistanit filluan bastisjet në Cukurca, në provincën Hakkari, një zonë malore në mes të kufirit iraniano-irakian, njoftojnë burimet e agjencisë së lajmeve, Reuters.

Ata thonë se ushtria turke ishte duke kërkuar për militantë në rajonin e kufirit turko-irakian.

PKK konsiderohet si grup terrorist nga Turqia, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›