E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkeljet e infermiereve ne shtator 37 pushohen nga puna

Në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” janë konstatuar shkelje të rënda nga infermierët. Kështu shprehet për “AS”, kryetari i urdhërit të infermierit Sabri Skënderi. Ai thotë se nga inspektimi më i  fundit i një task force që është ngritur, ka rezultuar se në QSUT ku është dhe numri më i madh i infermierëve, ka shkelje të rënda që lidhen me etikën, e deri tek ato që nuk ushtrojnë si duhet profesionin e tyre. Pritet që në shtator një komision të vendosë për masat penalziuese për rreth 37 infermierë.

“Kam gjetur shkelje të etikës profesionale të infermierëve, kryesisht që kanë të bëjnë me komunikimin, të bërtiturat nëpër pavione, mungesën e qetësisë nëpër shërbime, me paraqitjen e jashtme të infermierëve të cilët nuk mbajnë uniformë, me lëvizjen e tyre jashtë vendit të punës. Janë 37 infermierë që do të thirren tani në fillim të shtatorit në komisionin disiplinor për t’u mbajtur qëndrim ndaj tyre”-thekson Sabri Skënderi, Urdhëri i infermierit.
 
Një problem tjetër që shtron Skënderi është se mungesa e shërbimit ndaj pacientëve nga infermierët është në orët e vona të mbrëmje, ka nglizhencë, por edhe mungesë stafi.

“Ka dalë problem që ka një diferencim të kujdesit të infermierit kryesisht në orë të ndryshme të ditës. Nëse gjatë paradites ka një kujdes intensiv në turnet e dyta dhe të treta, ky numër ulet, minimizohet dhe nuk është i mjaftueshëm për t’iu përgjigjur kërkesave të pacientëve”-theksoi Skënderi.

Në Shqipëri aktualisht, pjesën më të madhe të sistemit shëndetësor e zë shërbimi infermieror. Rreth 70% e personelit shëndetësor janë infermierë, të moshave nga më të ndryshme, ku një pjesë e konsiderueshme janë ende me arsim të mesëm.

Edlira Sulejmani

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›