Ibrahimoviç: Dua të fitojë çdo titull me fanellën e Milanit

Zlatan Ibrahimoviç ka thënë se synon të fitojë të gjithë titujt e mundshëm në sezonet e ardhshme, para se të arrijë fundi i kontratës së tij me Milanin.
“Dua të vazhdoj të luaj për edhe dy ose tre sezone dhe dua të fitoj çdo trofe të mundshëm duke veshur fanellën e Milanit. Do t`i varë këpucët sapo të arrijë këto objektiva dhe sapo kontrata ime me Milanin të skadojë”, ka thënë Ibra.
Sulmuesi 29-vjeçar ka nënshkruar marrëveshjen me kampionin e Serie A deri në verën e vitit 2015. Ibra ka fituar tetë tituj të njëpasnjëshëm të ligës në tre vende, por ende nuk e ka fituar Ligën e Kampionëve.