E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pas turpërimit, Reali përgatit revolucionin

Humbja e turpshme me Barcelonën
pritet të sjellë revolucionin, brenda
dhe jashtë fushe, në radhët e Realit të
Madridit. Me triumfi n 6-2 të së shtunës,
katalanët regjistruan edhe rekordin e
golave të shënuar në "Santiago Bernabeu",
duke thyer primatin 5-0 të vendosur
35 vjet më parë, në skuadrën e
frymëzuar nga Johan Krujf. "Ndiheshim
të pafuqishëm. Është shumë e dhimbshme
të humbasësh në këtë mënyrë",
deklaroi kapiteni Raul Gonzales. "Luftuam
deri në fund, por u përballëm
me një skuadër më të fortë. humbje
të tilla në shtëpi të bëjnë të ndihesh
i pashpresë". Tema e ditës natyrisht
që ishte turpërimi i dy herë kampionëve
në fuqi, që do ta mbyllin sezonin
pa asnjë trofe. Tashmë në Madrid të
gjithë presin zgjedhjet presidenciale,
ku Florentino Perez shihet si shpresa e
vetme për të rikthyer "merengues" te
lavdia. Kandidati potencial për të marrë
drejtimin e klubit ka humbur objektivin
kryesor: Kristiano Ronaldon. Portugezi
i premtoi besnikëri Mançester Junajtid,
duke u dhënë fund spekulimeve për
transferimin në "Bernabeu". Në kolonat
e "Sunday Mirror", "Lojtari i Vitit 2008"
tha: "Nuk po mendoj më për Realin.
Ajo ëndërr ka vdekur. Tani ëndërroj
për Junajtid dhe jam i përqendruar për
të fi tuar sërish Champions". Përveç
24-vjeçarit, madrilenët janë refuzuar
edhe nga Arsen Venger. Trajneri i Arsenalit
nuk ka pranuar ofertën e Realit për
t‘u emëruar në krye të stolit. Francezit
iu paraqit një kontratë 5-vjeçare, me
rrogë 9 milionë euro në sezon, plus
shpërblimet në rast se fi tonte trofe.
Ndërkohë, i sigurt shihet transferimi i
Ibrahimoviç. Sulmuesi suedez është në
prag "divorci" me Interin dhe mund të
largohet në fund të sezonit. Fërshëllimat
e tifozëve zikaltër në fi toren me Lacion
mund ta shtyjnë të provojë aventurën
në Spanjë, pas fi timit të mundshëm të
titullit të pestë radhazi. Krerët e Realit po
studiojnë edhe zëvendësuesit e Gabriel
Hainzes. Preferenca e parë është Patrik
Evra, por prej marrëdhënieve të këqija
me Mançesterin, ata kanë hedhur sytë
edhe nga Gael Klishi, që kushton rreth
17 milionë euro.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›