E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ta zëmë Interin

Andrea Pirlo ka thënë se Milan mund të fillojë ndjekjen e liderit në Serie A, Inter para derbit të qytetit pas dy javëve.

Rossonerët mposhtën 3-0 Juventusin dhe u konfirmuan si rivali kryesor për ekipin e Jose Mourinhos, që ende ka tetë pikë dallim ndaj Milanit, por këta të fundit kanë një ndeshje më pak të zhvilluar.

“Është me rëndësi të ndjekim Interin. Tani duhet të vazhdojmë në këtë drejtim dhe shpresoj që të ngushtojmë dallimin, e pastaj do të shohim se çka do të ndodhë në derbi”, tha Pirlo.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›