E Shtunë, 31 Tetor 2026

Duhet të luajmë

Didier Drogba ka insistuar se sulmet terroriste nuk mund të ndalin Kupën e Afrikës. Ylli i Bregut të Fildishtë ishte i shokuar kur dëgjoi për sulmin ndaj ekipit të Togos që rezultoi me tri viktima.

“Ngjarjet e së premtes na kanë shkatërruar. Kam biseduar me Adebayorin dhe ishte situatë e vështirë për ta. Ne duhet të tregojmë solidaritetin tonë ndaj tyre dhe t’i përkrahin në vendimin që kam marrë. Të gjithë jemi të mërzitur, por duhet të luajmë, sepse nuk duhet të dorëzohemi ndaj terrorizmit”, deklaroi Drogba.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›