Gago nuk largohet

Mesfushori i Real Madridit, Fernando Gago ka mohuar spekulimet se dëshiron të largohet nga klubi gjatë këtij afati kalimtar të janarit.
“Kurrë nuk kam thënë se dua të largohem nga Real Madridi. Ndihem mirë, jam i qetë dhe dua të punoj sa më tepër në mënyrë që të fitoj një vend në ekip, asgjë tjetër”, tha ai për ueb faqen goal.com. “Nuk e shoh veten askund tjetër, kam kontratë me Real Madridin, andaj do të mbetem për të luftuar për një vend në ekip”, përfundoi Gago.