Poulsen ka thyer këmbën

Mesfushori danez, Christian Poulsen do të qëndrojë jashtë fushës për më tepër se një muaj, pasi ka thyer këmbën gjatë ndeshjes kundër Milanit, të dielën, ka bërë të ditur ueb faqja zyrtare e klubit.
Poulsen 29 vjeç u largua nga fusha në pjesën e dytë të ndeshjes, kur Juventus u mposht 3-0 në shtëpi nga Milani. Kontrollimet mjekësore kanë konfirmuar se futbollisti ka pësuar frakturë në këmbën e majtë.
Ai i bashkohet listës së gjatë të futbollistëve të lënduar nga radhët e gjigantit italian.