Futbollistë të mëdhenj, por dhe shkrimtare argëtues

Dash Frashëri
Shkëlqejnë në katërkëndëshin e gjelbër, janë personazhe të përhershëm mediatikë, gjithmonë të kërkuar për të dhënë mendimet e tyre në lidhje me ndeshjet dhe zhvillimin e futbollit, por jo në pak raste i shohim edhe në një rol të ri, krejt të pazakontë, që s'ka shumë të bëjë me punën e tyre, por që ka ngjashmëri me artin që ata prodhojnë në fushë. Futbollistë që bëjnë dhe rolin e shkrimtarit. Edhe pse kjo ka të bëjë më shumë me libra autobiografikë. Por, kur shkruan një idhull i qindra mijëra tifozëve, libri i tij kthehet në një "besteseller". Marko Materaci, publikoi të enjten e kaluar, librin e parë të tij "Një jetë si luftëtar". Në të vërtetë kemi të bëjmë me rrëfime të karakterit personal, gjë që e kanë bërë thuajse të gjithë yjet e futbollit kanë rrëfyer për të tjerët jetën e tyre. MARKO MATERACI: - Kampioni i Botës dhe mbrojtësi i famshëm i Interit, i njohur botërisht për batutën e tij shokuese: "Pas finales, duan si putanë motrën tënde", të thënë ndaj legjendës franceze, Zinedin Zidan, në finalen e Kampionatit Botëror të Futbollit 2006, që provokoi edhe goditjen me kokë të Zizuzë, botoi së fundit librin e tij të parë, një lloj autobiografie: "Një jetë si luftëtar". Edhe pse Marko njihet për ashpërsinë e tij në fushën e gjelbër, si shkrimtar Matereci, shfaqet krejt tjetër, një luftëtar me ndjenja të fuqishme dhe zëmër të ëmbël. ia kushton librin e tij dy grave që kanë luajtur një rol thelbësor gjatë jetës së tij: Nënës së tij, e ndarë nga jeta 19 vjet më parë, dhe gruas së tij, Daniela, pasi një grua për gjithmonë është personi të cilit i beson jetën dhe të shoqëron cdo ditë". Marko flet edhe për rastin e bujshëm. "Nëse do të ketë paqe me Zidan, nuk do ta dijë njeri, pasi do ta bëjmë atë privatisht, dhe për këtë nuk ka pasur dëshirën të thojë publikisht asgjë". DEVID BEKAM- Futbollisti më i mediatizuar i planetit, Devid Bekam, është shprehur se ndihej i tronditur kur njerzit kishin zënë radhë për të blerë librin e tij "My Side" (Fusha ime), për të cilin më pas ish-kapiteni i Anglisë, u shpërblye edhe me një cmim special nga "British Book Aëards", pasi vendosi edhe një rekord si libri autobiografik më i shpejtë i shitur. "Unë jam i befasuar që marr këtë cmim", - tha ish-lojtari i Realit të Madridit, libri i të cilit u shit 103.000 kopje vetëm në javën e parë të publikimit të tij, teksa në total ai u shit në mëse një milion kopje. "Kur unë vendosa të shkruaja autobiografinë time, nuk parashikoja kurrë se do të thyeja rekordet. Unë dëshiroja vetëm t'i jepja gjërat e mia në historinë e librit", - pohoi atëherë ish-lojtari i Mancester Junaitid. Në fakt libri i Bekamit kishte brenda tij edhe penën e gazetarit sportiv, Tom Uat. Libër tjetër i Bekamit është edhe "My world" (Bota ime), ku futbollisti aktual i Los Anxheles Galaksi përshkruan familjen e tij dhe sidomos marrëdhëniet për "Posh Spice", Viktoria Bekamin. FRANCESKO TOTI – Për madhështinë e Totit si futbollist është thënë shumë, pasi kapiteni i Romës është nën sytë e të gjithëve, por ish-sulmuesi i kombëtares është i famshëm për librin e tij, "Mo je faccio er cucchiaio", një përmbledhje barceletash të famshme të shkruara në gjuhën romaneske, një dialekt që Toti e zotëron në mënyrë të shkëlqyer. Toti i pajisur me një inteligjencë autoironike u tregon tifozëve me metaforat e tij tipike, edhe kur ka qenë i dëshpëruar, edhe kur është i tej lumutr150 mijë kopje të shitura në më pak se një muaj dhe një nga librat më të shitur në Itali. Cmimi 10 euro. ROI KIN - Ish-futbollisti profesionist irlandez, një nga futbollistët më modernë te Mancester Junaitid, tashmë në detyrën e trajnerit të Sandërlendit në Premier Ligën angleze. Kin, i njohur për agresivitetin e tij dhe dyluftimet e tij të ashpra gjatë lojës është autor i librit "The Autobiography", i shkruar në bashkëpunim edhe me biografin e tij personal, Imën Danfi, ish-futbollist dhe një personalitet i televizionit dhe radios irlandeze. FRENK LAMPARD – "Total Frank", ky është titulli i librit prej 384 faqesh të shkruar nga mesfushori i fuqishëm i Celsit, anglezi Frenk Lampard. Jeta e futbollistit nga fëmijëria, detaje nga karriera e tij si futbollist i të rinjve te Uest Hemit dhe pjesë nga jeta si multi-milioner i botës së futbollit, përshkrime dhe opinione të tij në lidhje me dhomat e zhveshje së Celsit dhe Anglisë, marrëdhëniet e tij me bosin e Celsit, miliarderin rus, Abramovic, ish-trajnerin e Anglisë, suedezin Sven Goran Erikson dhe atë të Celsit, portugezin Hoze Mourinjo, e kanë shndërruar librin e rekordemenit për numrin më të madh të ndeshjeve rresht, mnëj libër tërheqës. Por dhë dështimet e tij, sidomos ai Annglisë në Botërorin e Gjermanisë janë pjesë e librit. UEJNI RUNI- Edhe një nga sulmuesit më të talentuar anglezë dhe një nga më të mirët në botë, Uejni Runi ka shkruar librin e tij prej 384 faqesh "The way it is" (Rruga është). Nga fillimet e tij në rrugën Kroksteth në Liverpul dhe deri te marrëdhëniet e tij me të fejuarën Kolin Mekloflin, nga jeta te Mancesteri dhe deri te pasionet e tij, shpesh herë të gjuajtur nga tabloidët anglezë, përbëjnë edhe thelbin e të panjohurave të një prej karaktereve më të komplikuara dhe më të paguara të futbollit anglez. Tentarvat e para të Runit te Evertoni dhe shkëlqimi meteorik te Mancesteri, janë pjesë të rëndësishme të librit. SERIA "MY STORY" - Është shumë e gjatë në librat autobiografikë të futbollistëve. Mbrojtësi Mancester Junaitid, RIO FERDINAND dhe kapiteni i Liverpulit, STIVËN XHERARD kanë publikuar librat e tyre. Xherard e është frymëzuar për të shkruar librin pa fitimit të trofeut të Ligës së Kampioneve, pa dyshim një sukseset më të mëdha në jetën e tij si futbollist. Lojtari i Interit, PATRIK VIERA është autor i "My Autobiography" dhe një libër me një titull të tillë e ka shkruar edhe RAJAN GIGS, lojtar legjendar i Mancesterit, i cili përshkruan edhe disa figura të tjera të botës së futbollit, që i ka njohur gjatë karrierës së tij 14-vjecare, si: Kantona, Shmajkel, Bekam e të tjerë. Edhe GERI NEVIL nuk ka shpëtuar nga kjo seri. ERIK KANTONA, ish-kapiteni i Kombëtares franceze ka gjetur një titull shumë domethënës për librin e tij: "Cantona on Cantona". Edhe kapiteni i Gjermanisë, MIKAEL BALAK ka librin e tij, "The Biography". Historia e një prej futbollistëve më të paguar në botë dhe babait 31-vjecar të tre djemve të lindur gjatë bashkëjetëses së tij ende përshkruar në 288 faqe në gjuhën angleze. Gjermani Balak është një nga pesë kapitenët e ekipeve kombëtare që luajnë te Celsi, së bashku me Didier Drogbanë (Bregu i Fildishtë), Andrij Shevcenko (Ukrainë), Xhon Terry (Angli) dhe Klaudio Pizaro (Peru). Disa nga librat MARKO MATERACI, "Una vita di Gueriere" DEVID BEKAM, "My Side", "My Ëorld" ERIK KANTONA, "Cantona on Cantona" FRANK LAMPARD, "Total Frank" UEJNI RUNI, "The ëay it is" STIVËN XHERARD, "My story" RIO FERDINAND, "My story" RAJAN GIGS, ""My Autobiography" PATRIK VIERA, "My Autobiography" Miakel Balak, "The Biography".