Teuta-Besa, harrohen kompromiset e sezonit te kaluar

I vetmi takim i ditës së diel. Teuta arriti një fitore befasuese në Korcë (3-1), dhe po me të njëjtin rezultat fitoi edhe Besa në Kavajë me Kastriotin. Dy ekipet, pjesëmarrëse në eliminatoret e Kupës UEFA, ballafaqohen për herë të 121 midis tyre, por në kujtesën e të gjithëve mbeten (edhe pse të dyshuara) kompromiset e mundshme të fqinjëve në fund të sezonit të kaluar. Prognozat parashikojnë një fitore të durrsakëve, nisur dhe nga fakti si Besa mbërriti shumë e lodhur në Shqipëri, pas udhëtimit me autobus nga Bullgari ku humbi me Liteksin sërish 3-0. Sulmuesi Bledar Mancaku është dhe kurioziteti i këtij takimi.
E diel, 2 shtator 2007
TEUTA-BESA, 16:30
Stadiumi "Niko Dovana" , Durrës
Gjyqtarë: S.Velcani, G.Qirici-A.Mali
Bilanci: 120 ndeshje, 51 fitore Teuta, 38 barazime, 31 fitore Besa. Golat: 139-102