E Shtunë, 31 Tetor 2026

Futbollistët e rinj, sa më larg Cityt

Adam Johnson ka paralajmëruar futbollistët e rinj anglez të refuzojnë mundësinë e transferimit në Manchester City për shkak të mungesës së rasteve për tu paraqitur me ekipin nga Eastlands.

Johnson ishte përforcimi i parë i Roberto Mancinit kur iu bashkua Cityt nga Middlesbrough në janar 2010. Por, ai dështoi të shkëlqejë dhe u shit në Sunderland gjatë verës. Mesfushori mendon se kishte mundësi të kufizuara në City dhe beson se dyert në këtë skuadër do të jenë gjithmonë të mbyllura për futbollistët premtues, pa marr parasysh kualitetin e tyre.

“Tani nëse do të isha ende i ri nuk do të shkoja në City”, deklaroi Johnson i cili u ndesh me Cityn të shtunën në kuadër të xhiros së shtatë në Premierligë.

“Nuk është se ju nuk jeni të mirë sa duhet, por kur keni futbollistë si Yaya Toure që luajnë para jush, çka do që bëni nuk do të mjaftojë. Do ti këshilloja futbollistët e rinj, sidomos ata anglez të mos shkojnë te City sepse nuk do të kenë rastin të luajnë aq sa dëshirojnë. Kam munguar në Kampionatin botëror dy vite më parë sepse nuk luaja. Desha të luaj çdo javë, ky ishte faktori i largimit tim. Ardhja në Sunderland do të më ndihmojë shanset të luaj për Anglinë”, përfundoi Johnson.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›