E Shtunë, 31 Tetor 2026

Heynckes shtyn bisedimet

Nga Express më 10 mars 2011 në ora 19:04

Jupp Heynckes ka shtyrë bisedimet rreth kontratës së tij në Bayer Leverkusen, duke përforcuar spekulimet se mund t’i bashkohet Bayern Munichut.

Bayern do të kërkojë një trajner të ri gjatë verës, pas njoftimit se Louis van Gaal do të tërhiqet nga detyra në fund të këtij sezoni. Heynckes konsiderohet si njëri prej kandidatëve kryesorë për të marrë drejtimin e gjigantit bavarez “Klubi e di qëndrimin tim. Kemi katër ndeshje të rëndësishme para nesh, andaj do të vendosim gjatë pushimit ndërkombëtar në fund të muajit”, tha ai.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›