Kaka lëndohet sërish

Nga Express më 10 mars 2011 në ora 20:00
Ylli i Real Madridit, Leite Kaka ka pësuar një lëndim të ri në gju, që pritet ta mbajë jashtë fushës për rreth dy javë. Mesfushori brazilian mungoi për gjashtë muaj pas operacionit në gjurin e majtë në përfundim të Kampionatit botëror 2010.
Ai u kthye në fushë në janar, por tani do të mungojë sërish pas dëmtimit në gjurin e njëjtë në barazim pa gola në Deportivo La Coruna.
Ky lëndim nënkupton se Kaka do t’i mungojë ekipit në ndeshjen e kthimit të fazës eliminatore të Ligës së Kampionëve kundër Lyonit më 16 mars dhe derbin e qytetit me Atletico Madridin tre ditë më vonë.