E Diel, 1 Nëntor 2026

Futbollisti i muajit 14 emra ne gare per cmimin e tetorit

Anketa Flamurtari ekipi me i perfaqesuar. Me pas vijne Dinamo Tirana Skenderbeu dhe Shkumbini

Flamurtari dominon anketen Futbollisti i muajit per cmimin e tetorit. Me tre lojtare mes 14 emrave te cilet militojne ne skuadrat e Kategorise Superiore qe jane ne gare per vleresimin e permuajshem te shoqates Sporti na bashkon kuqezinjte jane klubi me i perfaqesuar. Gjate shtatorit ku u moren parasysh paraqitjet ne kater javet e para te kampionatit cmimi u fitua nga mesfushori vlonjat Hair Zeqiri i cili triumfoi mes 15 kandidateve. Kete radhe ne gare per Flamurtarin jane mbrojtesi Julian Ahmataj Mirel Cota dhe kapiteni Artan Sakaj. Gjate ketyre javeve ata kane qene protagoniste te rezultateve te mira te skuadres kuqezi qe momentalisht renditet ne vendin e trete ne kuoten e 19 pikeve aq sa edhe Skenderbeu i vendit te dyte. Dinamo Skenderbeu Tirana e Shkumbini jane skuadrat qe perfaqesohen me nga dy lojtare mes kandidateve te cilet perzgjidhen me shume kujdes nga specialiste te njohur te futbollit ne vend dhe gazetare sportive. Lista kompletohet nga Sadiku i Elbasanit Mihani i Beses dhe Dimo i Bylisit. Gezim Nushi perfaqesuesi i shoqates Sporti na bashkon dhe njeri prej organizatoreve te anketes konfirmoi se votimi nga cdo rrjet i telefonise celulare do te vazhdoje deri me daten 9 nentor ndersa fituesit do ti dorezohet trofeu dhe shperblimi nga sponsoret.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›