E Diel, 1 Nëntor 2026

Analize te Vllaznia Skuadra ska ekuiliber

Stafi teknik dhe futbollistet vene pikat mbi I per humbjen e hidhur ndaj Flamurtarit

Humbja me Flamurtarin ka lene nje shije te hidhur ne kampin shkodran. Debutimi i Mirel Joses ne krye te pankines se kuqebluve ka qene per tu harruar. Entuziazmi i shkodraneve per nje rikthim te shpejte i Vllaznise ne shinat e kampionati tashme eshte zhdukur si me magji madje ka nga ata qe e shikojne me skepticizem arritjen nga ky ekip edhe te nje vendi ne Kupat e Europes. Megjithate vete trajneri i emeruar vetem nje jave me pare nuk deshiron ta dramatizoje situaten edhe pse ka vene gishtin mbi plaget qe nuk e lene kete Vllaznise te dale ne lojen e saj me te mire. Stafi teknik i shkodraneve se bashke me futbollistet kane bere nje analize ku jane pare e ripare te gjitha aspektet e humbjes se hidhur me Flamurtarin. Ndersa jane ndalur me shume te gabimet. Trajneri Mirel Josa e ka vene theksin edhe nje here te problemet qe skuadra ka shfaqur ne kete ndeshje ne mbrojtje por jo vetem ne kete repart. Katershja e mbrojtjes sipas tij nuk ka funksionuar si dihet thuajse ne te tre golat e miqve ne Loro Borici. Nje tjeter teme diskutimi ka qene edhe vendosja e skuadres ne fushe ne momente te ndryshme lojes. Ne pergjithesi tekniku tiranas ka vene gishtin te situatat kur skuadra shkodrane eshte ne zoterim te topi dhe ekipi eshte i impenjuar ne manovren sulmuese. Kjo eshte konsiderohet nje tjeter pike e dobet e ekipit qe u perballe me Flamurtarin pasi ne momentet qe skuadra sulmon dhe humbet topin ekipi mbetet i zhbalancuar mbrapa. Lojtaret kane dale nga pozicionet e tyre fillestare e tyre dhe kjo i jep mundesine kundershtare tane te na ndeshkojne ka nenvizuar Josa. Me gjithe rezultatet e dobeta te koheve te fundit trajneri e pranon qe skuadra vazhdon te vuaje pasojat e krizes. Por ai ka tentuar te motivoje futbollistet duke u thene qe te mos shqetesohen ndersa ka theksuar se duhet te punojme te gjithe se bashku qe te dalim nga kjo situate jo e kendshme per nje skuader si Vllaznia e cila ka mbajtur peshe te madhe ne historine e futbollist shqiptar. Dita e sotme e shikon skuadren shkodrane te impenjuar ne turin e pare te Kupes se Shqiperise. Kuqeblutedo te zbresin ne Loro Borici per tu perballur me Terbunin e Kategorise se Pare ne ndeshjen e kthimit. Takimi i pare ne Puke eshte mbyllur me rezultatin 1-1. Vllaznia nuk mund te rrezikoje ndaj sot do te synoje nje fitore. Megjithate mbetet ende dileme skuadra qe do te zbrese ne fushe pasi tekniku eshte ne medyshje per 11-shen titullare. Nje alternative e pranueshme per te do te ishte deshira per tju dhene hapesire lojtareve rezerve te cilet nuk eshte se kane shume mundesi per te treguar. Dhe ndeshja e kupes eshte nje alternative e mire per te evidentuar ecurine e tyre. Ndersa alternativa tjeter eshte qe Vllaznia te luaje kunder Terbunit me formacionin e titullaret te perzgjedhur me te cilin do te luaje edhe te shtunen kunder Elbasanit. Kjo mund te behet me synimin e vetem per te pare komportimin e lojtare ne fushe evidentimin e mangesite e mundshme te cilat do te duhet te rregullohen.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›