E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hamilton fiton GP të Gjermanisë

As që e mendon të fshihet pas limiteve të McLaren të tij. Ljuis Hamilton sulmon Çmimin e Madh të Gjermanisë përpara Alonsos dhe Veberit, pas një gare të ndezur që në metrat e parë, por që nuk pati më ato emocione pas gjysmës së dytë të saj dhe ku vendosën shumë pit-stop. Anglezi ka shfrytëzuar startin për t’u ngjitur në krye, duke lënë pas Veberin dhe duke shfaqur shumë dëshirë për fitore: muskujt për të bërë hapësirë mës kundërshtarëve; ritmin për të mbajtur vendin në fund me gomat tërësisht të konsumuara. Alonso i dyti, që siguron podiumin e tretë radhazi, dhe arrin t’i marrë ca pikë (6) Fetelitn duke konfirmuar progresin e “kokëkuqes” edhe pse ndalet në pistë gjatë xhiros së nderit për të mos konsumuar pikat e fundit të benzinës. Veber i treti, limiton disi dëmet në shtëpinë Red Bull, që në xhiron e fundit arrin t’i marrë vendin Masës me Fetelin që e mbyll i katërti.

Gara nis nën një qiell me re, temperature vjeshtake (13°), erë dhe një shi i lehtë që e lag pistën, por jo i mjaftueshëm që t’i bëjë pilotët të dalin me gomat e mesme: të gjitha makinat big zbresin me të butat për asfalt të thatë. Në start shkëputet mitë Hamilton, duke lënë pas Veberin dhe duke dalë në krye dhe Alonso që del i treti duke spostuar Fetelin në vendin e katërt. Pozicion i mirë për pilotin e Ferrarit, por që e dorëzon shpejt, në xhiron e dytë. Sidoqoftë e rikuperon gabimin në xhiron e tetë, ndërsa Fetel bën një rrotullim 360 gradë pasi ka dalë me të dyja gomat në anësoren e bardhë dhe të lagur të asfaltit, çka i shkaktori rrëshqitjen.

Pas serisë së parë të pit-stopeve mes xhirove 15-17, Veber merr kreun por Hamilton dhe Alonso janë aty. Nga ana tjetër Fetel ka probleme me frenat dhe parakalohet edhe nga Masa. Në serinë e dytë të ndërrimit të gomave, Hamilton e sheh veten para Alonsos dhe Veberit. Është pit-stop i tretë ai që vendos gjithçka. Hamilton futet i pari dhe arrin të mbajë vendin e parë, ndërsa Veberi, që futet i fundit në bokse, nuk arrin të gjejë shtytjen e duhur. Fetel befason Masën në betejën për vendin e katërt pasi një dado nuk u vendos mirë në gomat e brazilianit. Sidoqoftë, hendeku mes Fetelit dhe të tjerëve është : 77 pikë nga Veberi, 82 nga Hamiltoni dhe 86 nga Alonso, shifra që të lejojnë ta bësh gjumin e qetë, ndonëse ritmi rritës i Alonsos dhe Hamiltonit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›