“Futemi në zgjedhje në koalicion me PD-në”
LDK e Nikollë Lesit vendos
Kryesia e Lidhjes Demokristiane vendosi që LDK-ja t’i bashkohet koalicionit parazgjedhor të Partisë Demokratike. Në mbledhjen me dyer të mbyllura, u vendos zyrtarisht që LDK-ja të hyjë në zgjedhjet e 23 qershorit si pjesë e koalicionit të djathtë.
Përpara nisjes së mbledhjes së Kryesisë, kreu i LDK-së Nikollë Lesi zhvilloi një takim në selinë blu, me grupin negociator të PD-së për krijimin e koalicionit parazgjedhor.
“Në cilësinë e kreut të LDK erdha në selinë e PD si lokomotiva e koalicionit të fitores së 23 qershorit, dëgjova ofertën e PD, në orën 18:00 zhvillohet mbledhja e LDK-së ku do parashtroj ofertën. Për mua është ofertë e shkëlqyer, bashkëpunuese dhe përfaqësuese dhe mendoj se demokristikanët do ishin përfaqësuese. Unë kam qenë me takim edhe zotin Rama. Oferta e PS u shqyrtua deri tani nga kryesia. Do i kaloj të dy ofertat. Për mua një votë jam por e rëndësishme e partisë time. Mendoj se duhet të ngelim në këtë koalicion pasi shohim forca që ecin para. Kam qenë kritik me disa gjëra, por do jem edhe me kritik se kjo është natyra ime. Nëse nuk do jem deputet do të vi në vendin e ndonjërit për ti marrë kamerat ndonjërit”, theksoi Lesi.