“Punësim për të rinjtë, ky është objektivi ynë”

Arben Imami në Elbasan: Do kemi mbështetjen e të rinjve në 23 qershor
“Punë për ju, ky është objektivi ynë”. Të rinjtë shqiptarë do të jenë krah Partisë Demokratike në fitoren e zgjedhjeve të 23 Qershorit për të çuar më tej projektin e Shqipërisë Europiane. Kështu është shprehur kryetari i grupit të punës së Partisë Demokratike në qarkun e Elbasanit, Arben Imami, ka zhvilluar një takim me të rinjtë, anëtarë dhe simpatizantë të kësaj force politike në lagjen “5 Maji”.
Gjatë këtij takimi Imami u shpreh se, “fitorja e Partisë Demokratike në zgjedhjet e 23 qershorit është e padiskutueshme, pasi ne kemi mbështetjen e të gjithë popullit”.
Investimet e qeverisë shqiptare në arsim, infrastrukturë, shëndetësi tregojnë qartë epërsinë tonë ndaj opozitës. Si gjithmonë edhe në këto zgjedhje rinia është aleati ynë i përhershëm, tha Imami. Më tej, Imami i është drejtuar të rinjve që të votojnë Partinë Demokratike dhe koalicionin e saj të djathtë sepse nuk do të zhgënjehen.
“Lajmi më i mirë është se ju na mbështesni në rrugën tonë drejt integrimit europian”. Imami tha se të rinjtë shqiptarë do të dijnë ta bëjnë dallimin mes forcave që punojnë për zhvillimin e vendit dhe atyre që pengojnë integrimin e vendit. “Të rinjtë e kuptojnë më mirë nga të gjithë ndryshimin, prandaj le të ecim përpara, përfundoi Imami.
Ndërsa Deputeti i PD, Luciano Boci, tha se, “rinia e Elbasanit e ka treguar me vepra se është me Partinë Demokratike”, ndërsa theksoi se rezultatin e arritur në 2010 do ta dyfishojmë, pasi kemi besim në votën e të rinjve dhe të familjeve të tyre.
Në këtë takim morën pjesë simpatizantë të shumtë të Partisë Demokratike te lagjes “5 Maji” të Elbasanit të cilët kanë mbështetur në turin elektoral Ministrin e Mbrojtjes, Arben Imami.