E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vullnetarët pastrojnë plazhin e Spillesë, apel për një mjedis pa plehra (FOTO)

foto-kryesore—-Nga Dorina Bilbili—-

Kavajë- Anëtarë të Korpusit Shqiptar të Vullnetarëve, të pushtetit lokal dhe një përfaqësi e Presicenës dhe e Raiffeisen Bank janë ndalur këtë të shtunë në plazhin e parkun e Spillesë, për largimin e mbeturinave në prag të çeljes së sezonit turistik 2013.

Një fushatë e gjerë sensibilizuese për pastrimin dhe mbrojten e mjedisit mblodhi bashkë 150 vullnetarë të moshave e profesioneve të ndryshme, për të përcjellë njëzëri domosdoshmërinë për mbrojtjen e mbajtjen pastër të mjedisit, që reflektohet në mbrojtjen e shëndetit tonë.

Ashtu si edhe në dy aksionet e mëhershme të këtij viti, një përfaqësi e Presidencës Shqiptare më në krye Zonjën e Parë, Odeta Nishani të ndarë në disa grupe iu bashkuan mesazhit për një mjedis publik të pastër, e të ndarjes së mbeturinave që në prodhim në dy kategori: Të riciklueshme e të paricikuleshme, si në pjesën e rërës ashtu edhe në një pjesë të parkut të Spillesë.

Drejtuesi i Korpusit Shqiptar të Vullnetarëve, Mentor Kikia u shpreh në nisje të aksionit se një mjedis i pastër është në thelb të një jete të shëndetshme e të një edukate komunitare.

Vullnetarët pastrojnë plazhin e Spillesë, apel për një mjedis pa plehra

Vullnetarët pastrojnë plazhin e Spillesë, apel për një mjedis pa plehra ◄ Back Next ► Picture 1 of 33

Pastrimit të plazhit të Spillesë iu bashkuan edhe pushues e qyterarë të zonës që kontribuuan në largimin e mbetjeve nga plazhi. Pas aksionit të pastrimit, vullnetarët kaluan edhe disa çaste argëtimi në një mjedis të pastër!

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›