E Diel, 1 Nëntor 2026

Greqi, shkatërrohet rrjeti i drogës, drejtohej nga shqiptari

Një organizatë kriminale që trafikonte drogë në vende të Bashkimit Evropian, është shkatërruar nga policia greke. 

Mësohet se në krye të saj ishte një shtetas shqiptar 40 vjec, banor në Athinë, i cili kërkohej në Greqi dhe në Zvicër për trafikim të drogës. 

Së bashku me shqiptarin policia arrestoi edhe 2 shtetas grekë, 49 dhe 44 vjec, një qipriot 45 vjec dhe po kërkon një shqiptar 29 vjecar, banor në Korinth. 

Policia sekuestroi gjithësej 142 kg hashash, një pjesë e të cilit ishte fshehur në një frigorifer shtëpiak, gati për t’u dërguar në Itali, ndërsa një pjesë në një frigorifer tjetër për në Qipro. 

U sekuestruan gjithashtu edhe 2 armë tip Kallashnikov, 3 lloje pistoletash, 140 fishekë, 11 celularë, 2 automjete dhe 3950 euro. 

Pas hetimeve të para, rezultoi se droga përpunohej në Korinth e pastaj transportohej nëpër Evropë, në kuti pajisjesh shtëpiake me kamionë të mëdhenj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›