E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fyerjet e presidentit rumun, dyshohen hakersat serb

Fyerjet e presidentit rumun, Trajan Basesku për shqiptarët, të cilat u botuan në faqen e sajtit italian JulieNews, me shumë mundësi nuk mund të jenë të vërteta.

Burime nga Ministria e Jashtme shqiptare thanë se kjo është vepër e hakersave serbë, të cilët kanë dashur që të shkaktojnë një skandal diplomatik mes Shqipërisë dhe Rumanisë.

Burime pranë kësaj ministrie thanë se kanë kontaktuar me autoritetet rumune dhe këta të fundit u kanë konfurmuar se faqja italiane është sulmuar nga hakersa serbë.

Në faqen e JulieNeës u publikua një lajm, w cili citonte presidentin rumun të thoshte se shqiptarët janë plehra m… dhe arixhinj.

Kjo shkaktoi reagime të shumta, madje edhe të kryeministrit kosovar, që tha nuk besonte se ky lajm është i vërtetë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›