E Diel, 1 Nëntor 2026

Topalli takon Volfarth: Opozita të bashkëpunojë për reformën zgjedhore

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ka zhvilluar gjatë ditës së sotme një takim me kreun e OSBE-së në Tiranë, Eugen Volfarth.

Në këtë takim u shkëmbyen mendime për situatën dhe zhvillimet e pritshme në parlament, për axhendën parlamentare dhe reformat në kuadër të procesit të integrimit, si dhe për bashkëpunimin e Kuvendit me misionin e OSBE-së, thuhet në një njoftim të lëshuar nga Kuvendi.

Gjatë takimit me Volfarth, Topalli ka theksuar se opozita duhet të bashkëpunojë me mazhorancën për reformën zgjedhore. Topalli tha se mazhoranca i ka bërë shumë oferta opozitës për reformën, të cilat, sipas saj, nuk janë marrë parasysh.

Sipas Topallit, kontributi i opozitës nuk është vetëm për Parlamentin dhe parlamentarizmin, por është një kontribut për shqiptarët dhe Shqipërinë në objektivin e madh të tyre në rrugën e zhvillimit dhe integrimit në Europë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›