Fyerjeve serbe, u përgjigjet me fitore (Video)

Fitorja e thellë e Galatasarayt ndaj OFK Beogradit, në kuadër të rrethit të tretë të Europa League, ishte ngadhënjim i dyfishtë për Lorik Canën, i cili nuk është pritur mirë në kryeqytetin e Serbisë
Mesfushori kosovar në këtë përballje është fyer nga tifozët serbë derisa është fërshëllyer sa herë që e ka pasur topin në këmbë. Por Cana nuk ua ka vënë veshin ofendimeve, derisa atyre iu është përgjigjur me fitore.
“Me tema të tilla nuk dua të shpenzoj shumë kohë. Kjo nuk ka shumë rëndësi. Ndoshta nuk do të duhej të më ndodhte ajo, por megjithatë s’ka rëndësi. Sikurse më parë, unë isha i përqendruar vetëm për ta ndihmuar Galatasarayn dhe iu përgjigja mirë fishkëllimave, pasi ne fituam. Gëzohem kur marr pjesë në fitore të tilla”, ka thënë Cana gjatë një interviste për ueb faqen turke sporx.com.
Ish-futbollisti i klubit francez, Marseille dhe atij anglez, Sunderland tregon se para ndeshjes ishte i bindur se Galatasaray do të triumfojë përballë serbëve në Beograd.
“Ishte ndeshje e bukur. Realisht ishim pak në ankth, sepse në ndeshjen e parë luajtëm baras, 2:2 dhe kjo nuk u pëlqente tifozëve tanë. Mirëpo, ne ishim të bindur se do ta kalojmë këtë rang dhe e arritëm qëllimin”, ka thënë Cana.
Ai ka folur edhe rreth ekipit të tij të ri, për të cilin ka thënë se çdo ditë po shkon duke u komponuar më mirë.
“Ekipi dita-ditës po shkon duke u komponuar. Unë shpresoj të vazhdojmë kështu dhe me kalimin e kohës, gradualisht ekipi akoma do të komponohet më mirë. E rëndësishme është se në ekipin tonë ka harmoni”, vazhdoi Cana, i cili luajti 90 minuta në këtë takim.
Cana gjatë kësaj vere e la ekipin anglez, Sunderland, për t’u transferuar te kampioni i shumëfishtë turk, Galatasaray, me të cilën nënshkroi kontratë katërvjeçare.