Fyle: Ballkani të luftojë krimin
Komisioneri evropian për Zgjerimin, Shtefan Fyle ka deklaruar se vendet e Ballkanit duhet të përballen seriozisht me luftën kundër krimit dhe korrupsionit.
"Lufta kundër krimit dhe korrupsionit janë një sfidë e përbashkët e të gjitha vendeve të rajonit. Zgjidhja e këtij problemi është një nga kushtet për anëtarësim në BE", ka pohuar Fyle.
Zyrtari i lartë evropian, i cili citohet nga agjencitë malazeze, ka theksuar se BE pret nga vendet kandidate që çështjen e sundimit të ligjit ta zgjidhin sa më shpejt, përpara anëtarësimit.