Fyle-Berishes Jepi fund krizes

Komisioneri per Zgjerimin Stefan Fyle kerkon nga kryeministri Berisha qe te marre pergjegjesite per zgjidhjen e krizes politike
Apeli i KE-se Si kryeminister ju ndani me udheheqesit e tjere politike pergjegjesine per te cuar drejt fundit kete rruge pa krye
Komisioneri per Zgjerimin ne Komisionin Evropian Stefan Fyle kerkon nga kryeministri Berisha qe te marre pergjegjesite qe i takojne si kryetari i mazhorances dhe ti jape fund krizes politike ne vend.
Ne nje leter te derguar me 24 shtator zyrtari i larte i Komisionit Evropian kerkon nga kreu i qeverise qe te plotesohen ne kohe rekomandimet e Bashkimit Evropian ne menyre qe zgjedhjet e ardhshme lokale ne maj te plotesojne standardet me te larta demokratike.
Vleresimet perfundimtare te OSBE-ODHIR-it per zgjedhjet parlamentare te 28 qershorit perfshine nje numer rekomandimesh per te sjelle zgjedhjet e ardhshme ne perputhje me angazhimet e OSBE-se dhe standardet e njohura nderkombetare. Disa nga keto rekomandime tashme jane bere ne vleresimet dhe raportet per zgjedhjet e meparshme por megjithate ende mbeten te pazgjidhura - thuhet ne letren e shkruar nga Stefan Fyle.
Sipas tij Komisioni Evropian pret qe zgjedhjet lokale ne muajin maj 2011 ne Shqiperi te zhvillohen ne perputhje te plote me standardet e njohura nderkombetare per zgjedhje demokratike si nje vend i cili ka aplikuar per anetaresim ne Bashkimin Evropian.
Ne keto kushte Komisioneri per Zgjerimin kerkon qe kryeministri te marre hapat e nevojshem per te garantuar qe rekomandimet e OSBE/ODIHR-it te adresohen ne kohe ne menyre qe ti lejoje Shqiperise te realizoje plotesisht potencialin e saj dhe ti permbahet standardeve me te larta per zgjedhje demokratike.
Sipas tij reformat elektorale do te kerkojne bashkepunim politik te gjere dhe perkrahje ne Parlament. Ai shprehu gjithashtu shqetesimin per mungesen e progresit ne normalizimin e situates politike ne Shqiperi.
Si kryeminister dhe kryetari i partise kryesore ne qeveri ju ndani me udheheqesit e tjere politike pergjegjesine per te cuar drejt fundit kete rruge pa krye. Ju inkurajoj qe te kontribuoni drejt nje zgjidhjeje kompromisi e cila ndersa garanton transparencen dhe respektin per Kushtetuten nga ana tjeter do te siguronte aktivitet te plote legjislativ ne parlament - apeloi Komisioneri per Zgjerimin ne Komisionin Evropian Stefan Fyle.
Bllokimi i situates aktuale politike ka ardhur per shkak te mosmarreveshjeve te krijuara nga Partia Socialiste dhe Partia Demokratike mbi hetimin e zgjedhjeve parlamentare te 28 qershorit. Ndersa ka pasur disa raunde negociatash per gjetjen e nje zgjidhjeve asnje rezultat nuk eshte arritur nga pala politike shqiptare.
Nga ana e tjeter me afrimin e dates se zgjedhjeve te ardhshme vendore te cilat do te mbahen me 11 maj nderkombetaret apelojne per fillimin e punes per permiresimin e reformes zgjedhore mbi bazen e rekomandimeve te OSBE-ODHIR te cilat u dhane ne raportin e fundit te zgjedhjeve parlamentare.
Por megjithese ka nje apel te vazhdueshem nga nderkombetaret mazhoranca nuk ka pranuar deri me tani asnje kerkese te bere nga Partia Socialiste megjithese kjo e fundit ka hequr dore edhe kutite e fleteve te votimit. Me 9 nentor ne Komisionin Evropian pritet qe te paraqitet raporti per Shqiperine mbi vendin e statusit kandidat ku kriter kryesor do te jete dhe situata politike ne vendin tone.