Meta Kam folur me Fatos Nanon

Sipas zevendeskryeministrit teme e bisedes ka qene liberalizimi i vizave per Shqiperine
Ne ditet ne vijim dy ish-kundershtaret politik pritet qe te takohen koke me koke
Zevendeskryeministri Ilir Meta deklaroi per mediat se ka komunikuar me ish-kryeministrin Fatos Nano. Edhe pse kreu i Levizjes Socialiste per Integrim mohoi se eshte folur per gjetjen e menyrave per te mundesuar votimin e projektligjeve te rendesishme qe kerkojne 84 vota burime per gazeten Shekulli bejne te ditur se dy politikanet kane rene dakord qe ne ditet ne vazhdim te zhvillojne edhe nje takim larg syrit te mediave per te diskutuar per situaten e brendshme politike ne vend dhe per gjetjen e rrugeve te zgjidhjes.
Nderkohe zevendeskryeministri Meta deklaroi dje se biseda telefonike me ish-kryeministrin Nano ka qene e fokusuar vetem te liberalizimi i vizave per vendin tone dhe jo per ceshtje te tjera qe shqetesojne politiken ne keto momente.
Zevendeskryeministri njeheresh edhe Ministri i Ekonomise Ilir Meta pohoi se ka zhvilluar nje bisede telefonike me liderin historik te socialisteve Fatos Nano.
Shtypi eshte i lire te jape komentet e tij dhe te nxise kreativitetin e tij sepse jemi ne nje vend demokratik. Natyrisht qe une kam pasur nje komunikim me z. Nano dhe nuk kishte se si te ndodhte ndryshe ne nje dite te rendesishme sikurse ishte ajo e votimit te djeshem nga Parlamenti Evropian per heqjen e vizave per Shqiperine - u shpreh Meta. Sipas kreut te LSI-se biseda ka nisur me urimin per vendimin e Parlamentit Evropian i cili miratoi rezoluten per liberalizimin e vizave per qytetaret shqiptare per ne hapesiren Shengen.
Biseda ka qene shume shoqerore shume konfidenciale dhe ka filluar pikerisht me urimin reciprok per heqjen e vizave nga Parlamenti Evropian dhe natyrisht qe te gjithe jemi te bindur se ketu nuk perfundon rruga e Shqiperise dhe e shqiptareve per tu bere qytetare te barabarte evropiane me te gjithe qytetaret e tjere te Evropes se Bashkuar - theksoi ai.
Lidhur me heqjen e imunitetit te deputeteve per te cilin nevojiten 84 vota duke bere te domosdoshem bashkepunimin e opozites per te dhene votat e saj per ndryshimin e nenit te Kushtetutes qe i vesh deputete dhe gjyqtare me imunitet zevendeskryeministri Meta sqaroi se mazhoranca ku ai ben pjese eshte e hapur per ti hequr imunitetin cdo perfaqesuesi te saj te cilit i duhet te bashkepunoje me organet e prokurorise. Numri dy i qeverise shqiptare i beri thirrje opozites qe te jape kontributin e saj ne kufizimin e imunitetit te deputeteve.
Jo vetem kaq por ka kerkuar dhe konsensusin e opozites per te hequr imunitetin e cdo zyrtari te larte dhe politikaneve. Ne shpresojme qe opozita te jape konsensusin e saj per kete qellim - u shpreh Meta.
Takimi
Dy politikanet te cilet kane qene edhe kundershtaret te ashper me njeri-tjetrin pritet qe ne ditet ne vazhdim te zhvillojne nje takim me njeri-tjetrin per te folur per terma konkrete per situaten politike qe po kalon vendi dhe per levizjet e radhes qe sipas tyre do te mundesojne edhe zgjidhjen e krizes politike ne vend. Teme e rendesishme e takimit pritet qe te jete edhe zhbllokimi i ligjeve ne Kuvend te cilat per tu miratuar kerkojne 84 vota.
Ende nuk behen te ditura detajet se si do te arrihet kapercimi i kesaj situate ne nje kohe kur grupi parlamentar Socialist ka marre vendimin per te mos votuar asnje ligj deri ne plotesimin e kushtit te saj per hetimin e zgjedhjeve te kaluara parlamentare permes ngritjes se komisionit hetimor duke perfshire edhe fletet e votimit ne nje moment te dyte pasi te jete shprehur Komisioni i Venecias.