E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fyle-Haxhinastos: Integrimi të jetë axhendë Kombëtare

BRUKSEL- Komisioneri për Zgjerim Stefan Fyle kërkon më tepër përparim në 12 prioritetet e KE që Shqipëria duhet të përmbushë, vecanërisht ato që lidhen me sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit.

Këto deklarata komisioneri Fyle i bëri gjatë takmit që pati sot në Bruksel me zëvëndës kryeminsitrin dhe njëkohësisht Minsitrin e Jashtëm Haxhinasto.

Komisioneri Fyle ftoi Shqipërinë të përqëndrohet në reformat gjithëpërfshirëse të cilat janë të nevojshme për arritjen e objektivit kombëtar të integrimit evropian. “Për një vend është e rëndësishme që integrimi europian të kthehet ne një agjendë kombëtare, për qeverinë, për opozitën dhe për shoqërinë civile.”theksoi Fyle.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›