E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, mbetet pa punë, qëllon pronarin merr peng 2 vetë

KOMOTINI - Një 62 vjeçar i pushuar nga puna, mori peng dy persona nga fabrika ku punonte dhe plagosi 3 të tjerë. 

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fabrikën Helesi në zonën industriale në qytetin Komotini, ku prodhohen kosha mbeturinash dhe objekte të tjera plastikë. 

62 vjecari në dëshpërim e sipër qëlloi mbi një nga dy pronarët dhe një punonjës të fabrikës.

Babai dy fëmijëve, 8 muaj më parë ishte shkarkuar nga puna dhe pronarët i kishin premtuar se do të rifillonte, pasi ishte një nga punonjësit e vjetër të fabrikës. Sot ai shkoi për të marrë përgjigjen dhe rreth orës 13:15 hapi zjarr pa dallim mbi njerëzit me një armë gjahu.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe negociatorët e saj për ta bindur 62 vjecarin të dorëzohej. Ata liruan fillimisht 2 gra që kishin mbetur të bllokuara në fabrikë, ndërkohë që 2 persona të tjerë mbeten ende pengje. 

Të plagosurit janë dërguar në spitalin e Komotinisë dhe mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›