Kuvendi i Shqipërisë miraton me konsensus Kodin e ri Penal
TIRANË- Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar me konsensus Kodin e ri Penal. Mazhoranca dhe opozita pas debateve dhe akuzave të forta kanë bashkuar votat dhe me 126 vota pro është votuar Kodi i ri Penal.
Kuvendi, në vijim të punimeve të seancës së sotme plenare, diskutoi sot lidhur me disa ndryshime në Kodin Penal, miratimi i të cilave kërkon shumicë të cilësuar.
Deputetët e të dy palëve shkëmbyen akuza, ku opozita këmbëngul për hartimin e një projektligji të cilësishëm, ndërsa maxhoranca akuzon se gjithçka bëhet me qëllim të qartë bllokimin e reformave nga kryetari i PS-së, Edi Rama.
Opozita përmes deputetes Vasilika Hysi dhe deputetes Ermonela Felaj deklaruan se PD-PS u ulën në tryezë dhe diskutuan në lidhje me reformimin e Kodit Penal, duke akuzuar shumicën në pushtet se refuzon përcaktimin e masave të cilat ndëshkojnë abuzuesit me statistikat zyrtare.
Ministri i Drejtësisë Eduard Halimi duke iu përgjigjur opozitës nga foltorja e Kuvendit akuzoi kreun e opozitës, se po bllokon punën për plotësimin e 12 rekomandimeve të BE që synojnë ta bëjnë luftën ndaj krimit dhe korrupsionit më të ashpër.
“Nismat nuk janë ligje që i duhen qeverisë, por janë ligje të marra nga vendet Europiane. Votimi i ligjeve me 3/5 është kërkesë e BE , Edi Rama mesazhet i jep në gjuhërn e shpendeve, në Twitter. Kjo ishte një javë e rëndësishme për shqiptarët. Bashkimi Evropian do të trajtonte ecurinë e reformave në Shqipëri dhe ecurinë e progresit për zbatimin e 12 rekomandimeve. Shqiptarët u ndjenë të tradhtuar kur lideri i opozitës duke keqpërdorur votën e dhënë shtyp fjalëkalimin bllokim. Arsyeja e veprimit të tij është mungesa e arsyes. Tre javë zgjati beteja e Edi Ramës që çoi deputetët në grevë urie. Tre javë ishte angazhimi i deputetëve të opozitës për Kodin Penal si kërkesë e progres raportit dhe fjalëkalimi që ai u çoi ushtarëve të vet ishte bllokim”, deklaroi ministri Halimi.
(el.me/BalkanWeb)