Kuvendi e shkarkon, Spahiu: Jam i pastër, PD po hakmerret ndaj meje
TIRANË- Kuvendi miratoi me 68 vota pro e 60 kunder shkarkimin e Kreshnik Spahiut nga posti i nën/kryetarit të KLD-së.
Më veprimtarinë e tij paralele edhe si nënkryetar i KLD-së edhe si drejtues i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu ka shkelur rëndë Kushtetutën dhe ka sfiduar institucionin e KLD-së. Ky ishte thelbi i raportit të Komisionit Hetimor, i cili iu paraqit sot Kuvendit. Kreu i Komisionit Hetimor Enkelejd Alibeaj deklaroi se një kopje e raportit do ti dërgohet Prokurorisë, për të nisur ndjekjen penale ndaj Spahiut.
Gjatë fjalës së tij Alibeaj deklaroi se Spahiu ka devijuar nga institucioni Kushtetues duke u shfaqur në rolin e organizatorit të veprimtarive të Aleancës Kuq e Zi, ka shpërdoruar postin, ka trajtuar politikisht ligjin e Censusit dhe çështjen e ndryshimit të kombësisë, duke tentuar të cënojë marrëdhëniet me shtetet fqinje.
“Janë dokumentuar rreth 30 aktivitete të Aleancës Kuq e Zi për periudhën mars 2011-janar 2012. Në këto aktivitete z.Kreshnik Spahiu paraqitet me cilësinë e organizatorit, drejtuesit apo kryetarit të organizatës “Aleanca Kuq e Zi”. Ndër çështjet kryesore, që janë trajtuar në daljet dhe organizimet publike, e që i kanë dhënë ngjyrim të plotë politik veprimtarisë së z.Spahiu, është ajo e CENSUS-it”, – u shpreh Alibeaj.
Nga folorja e Kuvendit, Alibeaj deklaroi se nënkryetari KLD-së, Kreshnik Spahiut ka trajtuar në daljet mediatike çëshjen e ndryshimit të kombësisë. “ Së pari, ka mashtruar publikun. Së dyti, ka shpërdoruar postin e tij si zyrtar i lartë shtetëror. Së treti, ky zyrtar shtetëror, i pozicionuar në pushtetin gjyqësor, ka sulmuar ligjin për CENSUS-in pra me fjalë të tjera, punën, veprimtarinë dhe mbi të gjitha vullnetin e Kuvendit, si organ përfaqësues i qytetarëve”, theksoi Alibeaj.
Alibeaj u shpreh se ish numri 2 i KLD-së ka abuzuar në mënyrë flagrante me kompetencat e postit.
“Spahiu, nuk ka kontribuuar në pengimin dhe korrigjimin e situatave të shkeljes së ligjit, në të cilat është ndodhur KLD-ja. Ai ka toleruar zvarritjen në mënyrë të ndjeshme të çështjeve shumë të rëndësishme të mirëfunksionimit të sistemit gjyqësor siç janë miratimi i akteve nënligjore, vlerësimi profesional i gjyqtarëve, shpalljen e vendeve vakante dhe emërimin e të diplomuarve nga Shkolla e Magjistraturës, si dhe procedimet disiplinore me pasojë humbjen e efektivitetit të tyre”,- deklaroi Alibeaj.
Alibeaj, u shpreh se dorëheqja e Spahiut në datën 10.2.2012, është e pavlefshme pasi e bëri vetëm mediatikisht dhe ligjërisht ai vijon ende të mbetet në detyrë.
“Akti i dorëheqjes, edhe sikur të kishte respektuar procedurën do të mund të shkaktonte mbarimin e mandatit të parakohshëm të anëtarit, por e detyron anëtarin e dorëhequr të vazhdojë të qëndrojë në detyrën e tij deri në emërimin e anëtarit të ri. Praktikisht dhe ligjërisht pra, z.Spahiu është ende në detyrë si anëtar i KLD-së. Vetëm ndërprerja e mandatit nëpërmjet shkarkimit për shkak të papajtueshmërisë së veprimtarisë së tij me funksionin e anëtarit, e ndërpret mandatin e anëtarit të KLD-së në mënyrë të menjëhershme”,- tha Alibeaj.
KONKLUZIONE E KOMISIONIT
1. Me dashje të drejtpërdrejtë, ka devijuar nga funksioni kushtetues
2. Ka abuzuar në mënyrë flagrante dhe ka shpërdoruar kompetencat e menaxhimit administrativ dhe financiar.
3. Është larguar me misione afatgjata dhe në mënyrë të përsëritur në funksion të axhendës politike
REKOMANDIME TË POSAÇME TE KOMISIONIT
REKOMANDIM 3. T’i propozojë Kuvendit të vendosë ndërprerjen e menjëhershme të qëndrimit në detyrë të anëtarit të KLD-së
REKOMANDIM 4. T’i propozojë Kuvendit të nisë procedurat ligjore për zgjedhjen e anëtarit të ri të KLD-së.
REKOMANDIM 5. T’i propozojë Kuvendit të vendosë dërgimin e këtij Raporti, Prokurorit të Përgjithshëm me qëllim që të vlerësojë gjetjet e këtij Raporit për ushtrimin e ndjekjes penale.
REKOMANDIM 6. T’i propozojë Kuvendi të vendosë dërgimin e këtij Raporti Kontrollit të Lartë të Shtetit, me qëllim që të vlerësojë gjetjet e këtij raporti për të mundësuar kthimin e shumave financiare të përvetësuara pa të drejtë nga z.Kreshnik Spahiu.
'SHKARKIMI I SPAHIUT' KUVENDI DISKUTON RAPORTIN E KOMISIONIT HETIMOR
Parlamenti ka nisur seancen plenare te radhes ku po diskuton aktualisht projektligjin per tatimin mbi te ardhurat.Kuvendi pritet të votojë sot në seancën plenare të radhës raportin e komisionit hetimor "Për nisjen e procedurës së shkarkimit nga detyra të Kreshnik Spahiut, zëvëndëskryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë". Raporti i miratuar dy ditë më parë nga komisioni konstaton se pas hetimit parlamentar Kreshnik Spahiu ka devijuar nga funksioni kushtetues i zv/kryetarit të KLD-së, duke e zëvendësuar atë me veprimtari politike. Raporti konkludon se Kreshnik Spahiu ka abuzuar dhe shpërdoruar kompetencat e menaxhimit administrativ dhe financiar të institucionit, ndërsa është larguar me misione afatgjata dhe në mënyrë të përsëritur në funksion të axhendës politike pa njoftim të organeve kushtetuese me të cilat lidhet ushtrimi i detyrës së tij kushtetuese. Raporti i propozon Kuvendit të vendosë ndërprerjen e menjëhershme të qëndrimit në detyrë të anëtarit të KLD-së, të zgjedhur nga Kuvendi, Kreshnik Spahiu, ndonëse ky i fundit dha dorëheqjen nga ky post rreth tre javë më parë. Gjithashtu, komisioni, që përbëhet vetëm nga deputetë të maxhorancës, i propozon Kuvendit dërgimin e këtij raporti prokurorit të Përgjithshëm, me qëllim që të vlerësojë gjetjet e tij(raportit) për ushtrimin e ndjekjes penale. Kuvendi në seancën e nesërme pritet të shqyrtojë disa pr/ligje ekonomike si disa ndryshime në ligjin "Për tatimin mbi të ardhurat", një ndryshim në ligjin "Për statistikat zyrtare" dhe në ligjin "Për prokurimin publik".
Gjithashtu në punimet parlamentare të ditës së sotme është përfshirë dhe një interpelancë me Ministrin e Kulturës, Turizmit, Rinisë dhe Sporteve, Aldo Bumçi, e kërkuar nga deputeti socialist, Erjon Braçe.
(d.b/el.me/BalkanWeb) Lidhje te tjera RAPORTI I PLOTË HETIMOR