Fyle: Jo përkeqësimit të bashkëjetesës ndëretnike

Eurokomisioneri për zgjerim i BE-së, Shtefan Fyle ka bërë thirrje që vrasja e pesëfishtë në afërsi të Shkupit të hetohet plotësisht dhe të mos përkeqësohen bashkëjetesa ndëretnike në Maqedoni.
Ai ka theksuar se kjo duhet të jetë prioritet kyç, ndërsa shtoi se Komisioni Evropian deri tani nuk ka asnjë informatë se kjo ngjarje mizore ka ndonjë origjinë etnike.
Fyle në një intervistë për agjencinë çeke të lajmeve CTK vlerësoi se KE tashmë disa javë në Maqedoni ka nxitur zhvillimin e dialogut paraqasës në nivel më të lartë.
"BE dëshiron të arrijë sukses në anëtarësimin e Maqedonisë që ky vend sërish të jetë prioritet dhe të shlyhen sllogane nacionaliste nga faqet e para të mediave", theksoi eurokomisioneri Fyle.