“Striptistet ‘murgesha’ performonin për Berluskonin”

Modelja Imane Fadil tha se asaj i ishin dhënë 2 000 euro nga Berluskoni për herën e parë që mori pjesë në një festë "bunga bunga".
Fadil ishte një nga shumë gratë që mbërritën gjykatën e Milanos të hënën për të dhënë dëshminë e tyre në gjyqin kundër Berluskonit.
Ai akuzohet se ka paguar për seks një adoleshente që punonte si kërcimtare në klubet e natës. Berluskoni po ashtu akuzohet se ka abuzuar me pushtetin pasi i ka kërkuar policisë të lirojë këtë kliente një herë që ishte arrestuar. Klientja është Karima el-Mahroug, 17-vjeçare në atë kohë.
Fadil tha se kishte marrë pjesë në shumë festa të Berluskonit në vilën e tij jashtë Milanos.
Ajo tha se natën e parë që kishte shkuar të këto festa kishte parë striptiste të veshura si murgesha teksa performonin para kryeministrit. Njëra prej tyre ishte Nicole Minetti, aktualisht këshilltare rajonale e Partisë së Berluskonit në Milano. Fadil Pretendoi se Mineti dhe gratë e tjera të veshura si murgesha atë natë qëndruan në vilë për raporte të tjera në këmbim të parave.
Gazeta italiane “Corriere della Sera” raportoi javën e kaluar se Berluskoni i kishte paguar një shumë totale prej 127 000 eurosh tre dëshmitareve femra, përfshirë Minetin, qëkur ka filluar gjyqi, akuza të cilat u hodhën poshtë nga mbrojtja e ish-kryeministrit./Start/F. P/
2012-04-17 10:36