E Diel, 1 Nëntor 2026

Topalli vizitë zyrtare në Japoni, ftesë bashkëpunimi në biznes

Në vizitën e saj të parë në Japoni, kryeparlamentarja Topalli ka zhvilluar një sërë takimesh me zyrtarë të lartë atje. Fillimish zonja Topalli është ndalur në Sendai, qytet, i cili në marsin e një viti më parë u godit nga një tërmet dhe tcunami, fatkeqësi natyrore të cilat shkaktuan qindra humbje të jetëve njerëzore. Gjatë ndalesës në këtë qytet zonja Topalli u prit nga zv.guvernatori i Prefekturës së Miagit, z. Masahiro Wako.

Gjatë këtij takimi palët shprehëninteresin për shkëmbime vizitash mes dy vendeve, si në nivelin politik, atë parlamentar, biznes etj. Kryetarja e Kuvendit vlerësoi si të domosdoshme ngritjen e urave të bashkëpunimit në fusha të ndryshme si bujqësia, turizmi etj. Nga ana e tij, zv/guvernatori i Miagit shprehu interesin e qytetit të tij për intensifikimin e marrëdhënieve me Shqipërinë, ndërsa pranoi me kënaqësi ftesën për të vizituar Shqipërinë.

Po ashtu u takua me Kryetaren e Bashkisë së Sendait, Emiko Okujama. Duke vlerësuar punën titanike për rehabilitimin e vendit pas tërmetit, Kryetarja e Kuvendit tha se, në epokën e globalizmit bashkëpunimi mes bashkive është tepër i rëndësishëm. Kryetarja e Kuvendit e ftoi kryebashkiaken Okujama të vizitojë Shqipërinë, ftesë, e cila u prit me kënaqësi.

Më pas, Kryetarja e Kuvendit vizitoi edhe zonën e dëmtuar nga tërmeti i 11 Marsit të vitit 2011, në Higashi Matsushima, ku ritheksoi se autoritetet por dhe vetë njerëzit me një punë të palodhur kanë bërë që zona t`i kthehet normalitetit. Në ditën e dytë të vizitës zyrtare, Kryetarja e Kuvendit do të jetë në Tokio, ku do të pritet në takim nga homologu i saj, Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, z. Takahiro Yokomichi. Kryetarja e Kuvendit do të takojë Presidentin e Dhomës së Këshilltarëve, z. Kenji Hirata si dhe personalitete të tjera të larta të jetës parlamentare e më gjerë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›