Fyle: Jo zgjedhje lokale serbe në Kosovë
BRUKSEL- Komisioneri i Zgjerimit Stefan Fyle, ka ripërsëritur edhe një herë më shumë qëndrimin e tij, kundra mbajtjes së zgjedhejve serbe në Kosovë. Komisioneri Fyle ka kërkuar që serbëve që jetojnë në Kosovë tu jepet mundësia që të marrin pjesë në zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale të Serbisë.
Këto komente Fyle i bëri në konferencën kushtuar bashkëpunimit rajonal në territorin e Ballkanit dhe të ardhmen e këshillit të bashkëpunimit rajonal, mbajtur sot në Bruksel.
Duke i’u përmbajtur temës së konferencës, Fyle ka shprehur keqardhje që Sebia dhe Kosova nuk po zbatojnë marrëveshjet e arritura me ndërmjetësimin e BE, ndërkohë që ka bërë thirrje që Prishtina dhe Beogradi të gjejnë mënyrat e duhura për zbatuar këtë marrëveshje, në mënyrë që të mundësohet bashkëpunimi rajonal pa u penguar.
(el.me/BalkanWeb)